PD e bashkuar apo e ndarë në zgjedhje? Pampuri: Të mos përsëritet 6 marsi

10 Tetor 2022 | 12:38

Deputetja e PD-së Orjola Pampuri shprehet se është kundër primareve, proces i cili pritet të zhvillohet nga kreu i PD-së, Sali Berisha.

Në një intervistë për Euronews Albania, Pampuri theksoi se çështja thelbësore është se si do të bashkohen demokratët në bazë.

“Kemi dëgjuar ditët e fundit që është diskutuar për primare, kemi dëgjuar bashkëpunim me aleatët, por unë them se çështja thelbësore është se si do të bashkohen demokratët në bazë. Nëse bëjmë një kalkulim të thjeshtë, e kuptojmë se votat maksimale merren duke qenë demokratët bashkë në bazë. Demokratët bashkë në bazë nuk merren duke nxitur primare”- u shpreh deputetja.

Teksa ka ngritur dyshime për procesin e primareve, deputetja nënvizoi se askush nuk e di se kush do marrë pjesë në këtë proces dhe se listat nuk kanë nga kush të konfirmohen.

“Çfarë janë primaret, kush do të marrë pjesë në këto primare, kush i figuron këto lista? Kush na siguron se nuk janë dhe personazhe që s’janë pjesë e PD?”- nënvizoi  Pampuri.

Më tej, deputetja theksoi se “Nuk duam të kemi një 6 mars të dytë, duhet të ketë një platformë dhe strategji nëse deklarohet se do të kemi një kandidat të përbashkët”.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026

“Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer

Juristja, Mirela Jorgo e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
20:58 | 26/07/2026