Amnistia fiskale, Lapaj: Njerëzit do ekspozohen përballë rrezikut të arrestimit

10 Tetor 2022 | 13:41

Avokati Adriatik Lapaj, teksa ka folur për amnistinë fiskale tha se më këtë nismë të ndërmarrë nga qeveria njerëzit do të ekspozohen përballë një rreziku për t’u arrestuar dhe për tu dënuar penalisht.

Në një intervistë për Euronews Albania, Lapaj theksoi ndër të tjera se me politikat që ndjek vendi ynë, goditen ata persona që janë të rregullt ndaj shtetit.

“Amnisti fiskale bëjnë dhe vende të tjera. Gjëja që mua më shqetëson më shumë është se njerëzit ekspozohen përballë një rreziku për t’u arrestuar, dhe për t’u dënuar penalisht, qoftë nga vendet nga të cilat i sjellin, qoftë nga policia jonë përsa kohë fusin para në mënyrë të kundra ligjshme.

Në Shqipëri është fakt se një pjesë e madhe e ekonomisë është në të zezë. Një pjesë e njerëzve që edhe mund të kenë punuar me ndershmëri, por nuk kanë qenë korrekte me tatimet mund t’i kenë.  Me politikat që ndjekim ne godasim më të rregullt”- theksoi Lapaj.

Më tej Lapa, nënvizoi: Do krijohet një pabarazi mes subjekteve. Nëse ti ke bërë evazion dhe e ke fshehur paranë, nuk mund të legalizosh këto para me një vlerë shumë herë më të vogël taksimi se sa unë që i kam deklaruar.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026