Adriatik Lapaj: Politikanët ‘digjen’ nga krerët e partive, qytetarët s’kanë shpresë
Avokati Adriatik Lapaj tha se vendi ynë ndodhet në gjendje të trishtë politike.
Në një intervistë për Euronews Albania, Lapaj theksoi se politikanët ‘digjen’ nga krerët e partive, pavarësisht aftësive që mund të ketë ai.
“Jemi në një gjendje të trishtë politike, jemi në një stanjacion të frikshëm sepse nuk ka garë. Duke mos pasur garë, vlerat rrinë larg politikës.
Njerëzit me vlera të mëdha i rrinë larg politikës, sepse politika është ndërtuar në një mekanizëm që ti e ke të pamundur të parashikosh rrugëtimin tënd politik bazuar në aftësitë e tua.
Ti futesh në politikë si grua e shkëlqyer dhe rrugës kryetari i partisë pasi nuk gjendet në gjendje të madhe atë ditë, të djeg karrierën dhe ti nuk ke garanci që kontributi jot do të vlerësohet. Këtu është problem më i madh. Duke mos pasur garë ndodhin këto që ndodhin.” – nënvizoi avokati.
Më tej ai i bëri thirrje opozitës duke thënë se kjo e fundit duhet të japë shpresë pasi qytetarët poi kin.
“Qytetarët po ikin nga ky vend sepse s’kanë shpresë, dhe shpresën e sjellë opozita. Ajo që duhet të jap besim e shpresë është opozita”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq