Sali Shehu tregon bisedën me Berishën: E kundërshtova për primaret
Sali Shehu, kreu i partisë Fryma e re Demokratike tregoi në një intervistë për Euronews Albania detaje nga takimi me kreun e PD-së Sali Berisha.
Ai tha se folën për një opozitë të bashkuar dhe se Berisha mbrojti tezën e primareve. Shehu sqaroi se e kundërshtoi Berishën për idenë e primareve jashtë Partisë Demokratike, për të cilat u shpreh se nuk do të jenë funksionale.
“Unë mendoj që është i gatshëm në këtë moment që Berisha të demonstrojë dëshirën dhe vullnetin për të pasur opozitën e bashkuar. Kur them opozita i referohem edhe aleatëve. Tema kryesore që folëm ishte opozita e bashkuar, shtylla e bisedës. Berisha e mbrojti tezën e primareve sepse është një filozofi që e ka instaluar në muajt e fundit. Unë i qëndroj mendimit tim që primaret janë zhvillim brenda një partie. Jashtë gardheve të partisë, primaret nuk janë funksionale”, u shpreh Shehu.
Ai u shpreh se është takuar me aleatet në një tryezë informale dhe se këto biseda ia ka treguar edhe Berishës.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet