“Flet për çështjen e Berishës”, Spahiu: Kim është në të njëjtat pozita si Donald Lu

11 Tetor 2022 | 19:31

Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar deklaratën e ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim, e cila tha se  është në dijeni të disa përpjekjeve për të joshur apo frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu theksoi se Kim është vënë në pozitat ish-ambasadorit amerikan në Shqipëri, Donald Lu.

Sipas Spahiut, me deklaratën që bëri Kim, lë të nënkuptohet se kemi një lloj zhgënjimi që të gjithë përpjekjet e SHBA për reformën në drejtësi po shkojnë dëm.

“Mesazhet e amerikanëve, janë shumë të qarta dhe të drejtpërdrejta dhe ajo që është e veçantë është se janë të përsëritura në ligjeratë të drejt. Kim shpreh një shqetësim që është vënë në të njëjtat pozita me ish-ambasadorin Donald Lu.

Ky i fundit u vu në të njëjtat pozita me krerët e drejtësisë shqiptare, rikujtoj këtu kërkesën e tij për të proceduar penalisht ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Ilir Metën.

Pas tre vitesh të mandatit të  ambasadores Kim, kemi të njëjtën situatë, një lloj zhgënjimi dhe një lloj dyzimi që të gjithë ato përpjekjet e SHBA për reformë në drejtësi, mund të shkojnë dëm”- theksoi Spahiu.

Juristi theksoi se Kim nuk i referohet as të tashmes, e as të ardhmes, por i referohet të shkuarës.

“Kim nuk i referohet të tashmes e as të ardhmes, por të shkuarës, mos të kthehemi në të shkuarën, pra i referohet në mënyrë të drejtpërdrejtë çështjeve që lidhen me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Mendoj se çdo lloj dështimi i drejtësisë për të vënë në akuzë kryeministra president, apo ish-kryeministra është një bast i humbur nga SHBA”- tha Spahiu.

Çfarë deklaroi Kim: 

“Ne jemi të vetëdijshëm se ka më shumë përpjekje për të joshur ose frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, për të shtrembëruar drejtësinë, për të këmbëngulur në mosndëshkimin e të fuqishmëve, me fjalë të tjera, për t’i tërhequr në të kaluarën. Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjin, me integritet.

Është koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor. Shqipëria duhet të ecë përpara, jo mbrapa, madje as të qëndrojë në vend. Po i kushtojmë vëmendje të gjitha zhvillimeve dhe SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi”, shkroi diplomatja në Twitter.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026