Ambientalisti: Çmimi i energjisë duhet të ishte rritur në tetor

12 Tetor 2022 | 07:25

Ambientalisti, Lavdosh Ferruni thotë se çmimi i energjisë elektrike për familjarët që konsumojnë mbi 800kw në muaj, duhet të kishte hyrë në fuqi në tetor.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Ferruni u shpreh se rritja duhet të vazhdojë deri në muajin në prill.

Sipas tij, kjo do të bënte që familjet shqiptare të kursenin energji dhe konsumi i tyre të shkojë nën fashën 800kw.

“Unë në familjen time e kaloj këtë fashë, rreth 100 mijë lekë në muaj. Filluam të gjithë të mendonim se si do kursenim, nëse do kursenim; ne do zbrisnim edhe më poshtë se kjo fashë. Do kishte një efekt induktiv, një shtresë e gjerë e popullsisë do kursenin. Rritja duhet shtrirë jo vetëm për një muaj, por për gjithë dimrin. Duhet të kishte hyrë në fuqi në tetor sipas meje, dhe kjo rritje duhet të vazhdojë deri në prill”, theksoi ai.

Disa ditë më parë, në mbledhjen e ERE u vendos që të hiqet fasha 800 kw për muajin tetor, ku votuan 5 anëtarë.

Çmimi i energjisë elektrike për muajin tetor nuk do të ndryshojë, ndërsa përgjatë këtij muaji do të rishikohet situata dhe do të vendoset nëse çmimi 42kw do të aplikohet gjatë muajit nëntor për të gjithë konsumatorët që kalojnë fashën 800kw.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026