Protesta e PD para SPAK, të pranishëm aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

12 Tetor 2022 | 10:31

Prej orës 10:00, dhjetëra persona janë grumbulluar para godinës së Strukturës së Posaçme (SPAK), në një protestë që u thirr nga Partia Demokratike për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raporton se deri më tani në protestë ka aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Ata kanë vendosur pankarta para godinës, ku kërkojnë përgjigje nga SPAK në lidhje me çështjen e teatrit, ku sipas tyre, organi i akuzës hesht prej 3 vitesh.

Pritet që kësaj proteste t’i bashkohen edhe eksponentë të Partisë Demokratike, por deri në në këto momente, para SPAK ndodhen vetëm pjesëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Disa javë më parë, Struktura e Posaçme (SPAK) konfirmoi se ka nisur hetimet për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

SPAK thekson se hetimi për këtë çështje është në fazën paraprake, por siguron se po kryen verime të gjithanshme, për të cilat nuk mund të japë detaje të mëtejshme për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor.

Godina e Teatrit Kombëtar u shemb më 17 maj të vitit 2020 pas një rezistence të gjatë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëta, e cila kundërshtonte prishjen e ndërtesës me argumentin se përbën trashëgimi kulturore.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026