Deputeti Flamur Hoxha: Sfidë për ne është ekzistenca e Partisë Demokratike
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha deklaroi se për të djathtët sfida kryesore mbetet ekzistenca e kësaj force politike, pas muajsh përplasjeje me dy grupimeve.
Në një intervistë për Euronews Albania, Hoxha u shpreh se Partia Demokratike nuk duhet të merret me emra të përveçëm, por të punojë për zgjedhjet vendore, rezultati i së cilës, sipas tij, do vendosë shumë edhe për ato parlamentare.
“Roli i jashtëzakonshëm i liderit historik, Sali Berishës, nuk mund ta mohojë as Flamur Hoxha, askush, qoftë nga pjesa e demokratëve apo të majtëve. Ne nuk duhet të flasim sot se kush është lider dhe ne nuk duhet të flasim se kush është Partia Demokratike. Nëse nisemi me këto dy premisa, e kemi nisur këtë bashkëpunim të dështuar që në fillim.
Ne duhet të mendojmë që kemi një emergjencë për ekzistencën e Partisë Demokratike. Ekzistenca nuk është kjo fushatë që vjen, ky është themeli për të parë vizionin e ndërtimit dhe fitores së Partisë Demokratike në zgjedhjet e pushtetit qendror. Kjo është sfida”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve