‘Kundër primareve’, Flamur Hoxha: Kandidatët e PD-së të dalin nga sondazhet
Në një intervistë për Euronews Albania, Hoxha nënvizoi se primaret nuk mund të shërbejnë si model bashkëpunimi për të nxjerrë kandidatët më të mirë, në situatën që Partia Demokratike është sot.
“Një sondazh i pavarur do ishte gjëja më e mirë, e cila do jepte realisht një votë apo pëlqim të qytetarëve. Ne kemi bërë një diskutim me aleatët, është një mënyrë e cila e bën pak më të thjeshtë për mos t’i dhënë autoritetin një vendimarrësi për të zgjedhur kandidatët. Nuk ka njeri që nuk e kupton se kush janë njerëzit potencialë sot në Shqipëri”, theksoi ai.
Sipas tij, për të djathtët sfida kryesore mbetet ekzistenca e kësaj force politike, pas muajsh përplasjeje me dy grupimeve.
Ndër të tjera, Hoxha shtoi se Partia Demokratike nuk duhet të merret me emra të përveçëm, por të punojë për zgjedhjet vendore, rezultati i së cilave do vendosë shumë edhe për ato parlamentare.
LEXONI GJITHASHTU
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq