Vasili, akuza qeverisë: Ka marrë peng parlamentin, s’shqyrtohen projektligjet

12 Tetor 2022 | 11:57

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili u shpreh në një konferencë për mediat se qeveria ka marrë peng Parlamentin e Shqipërisë.

Vasili akuzoi parlamentin se Partia e Lirisë ka depozituar disa projektligje për diskutim dhe prej 7 muajsh nuk janë marrë për shqyrtim.

“Parlamenti po përjeton ditët më të errëta në këto 30 vjet pluralizëm, dhe pa e tepruar mund të thuhet me gojën plot që qeveria po zbaton një puç institucional për bllokimin e Parlamentit. Është e paimagjinueshme që për javë të tëra parlamenti shqiptar, vetëm në tre seancat e fundit, ka shqyrtuar gjithsej dy projekt marrëveshje ndërkombëtare, ndërsa në rendin e ditës së nesërme nuk ka asnjë projektligj të depozituar. Ndërkohë që janë depozituar projektligje nga Partia e Lirisë prej muajsh të tërë, ku ato për çmimin e naftës dhe për ndryshimet në Kodin Penal për tubimet kanë më shumë se 7 muaj të depozituar dhe që as nuk preken me dorë. Ndërkohë që Parlamenti shqyrton në mënyrë të rrufeshme çdo lloj projektligji të qeverisë, që i duhet asaj për hajdutëritë që bën apo për t’i bërë shërbim propagandës së ditës, pra projekligje që kanë zero vlerë për qytetarin, u hapet rruga katër kanatë në Parlament”, u shpreh Vasili.

Deputeti nënvizoi më tej se qeveria ka rrëmbyer e ka marrë peng institucionin themelor të shtetit shqiptar, nga ku burojnë të gjitha pushtetet, duke mbajtur një qëndrim vërtetë mafioz ndaj Parlamentit të Shqipërisë.

“Kjo situatë ngarkon me përgjegjësi të madhe kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla që, duke e konsideruar veten thjesht dhe vetëm si instrument të qeverisë, nuk bën asgjë por është nënshtruar e po përdoret në funksion të pengmarrjes së Parlamentit nga qeveria.

Kjo situatë duhet të marrë fund dhe gjithashtu legjitimon çdo lloj reagimi të qytetarëve, të cilët kanë votuar për një Parlament që funksionon, që shqyrton projektligje të cilat kanë lidhje me jetën e tyre dhe që iu mundëson të zgjedhurve nga populli të ushtrojnë veprimtarinë e tyre”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026