Berisha: Alqi Bllakon e nxorën nga qelia me ndërhyrje të fuqishme nga qeveria

12 Tetor 2022 | 18:21

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me banorët e Vaut të Dejës deklaroi Alqi Bllako u lirua nga qelia pasi pati një ndërhyrje të fuqishme nga qeveria.

Ndër të tjera Berisha deklaroi se qeveria vjedh të ardhurat në buxhetin e shtetit ndërsa shtoi se po abuzohet me tenderat dhe investimet.

“Qeveria vjedh të ardhurat. 1 kilometër rrugë që kudo në Europë, në fushë ndërtohet me maksimumi 3 mln euro autostrada, këtu ndërtohet me 23-24 milionë. Prokurimet, tenderat që të gjitha janë në fondin limit maksimal. Është e tëra pazar. Ndërtuesi thirret dhe i thuhet me sa e ndërton ti këtë rrugë, ai thotë me 60% jam në rregull, e ndërtoj dhe kam edhe fitim. Atëherë këtë 40% do e marrësh dhe do të ma kthesh mua. Dhe të gjitha punimet dalin me çmime stratosferike. Në vend që të rriten pensionet, rrogat tuaja, të subvencionohen prodhimet tuaja, paratë përfundojnë në xhepat e qeveritarëve dhe zyrtarëve.

Ju jeni dëgjuar për problemin e djegësave. 3 djegësa kanë kushtuar me faturë 420 milionë euro. Njëri punoi për një farë kohe, ndërsa dy të tjerët nuk ekzistojnë. Çfarë ndodh? Në Shqipëri ndodh ajo që nuk mund të ndodhë kund në botë. Dy persona të shpallur në kërkim nga drejtësia marrin nga thesari, çdo javë dhe muaj  dhjetëra milionë euro. Nuk ndodh në botë kjo, por këtu ndodh se ndërmarrja është e kryeministrit, Engjëll Agaçit, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj. Një shtet që ka shpallur në kërkim, Zoton, Gugallen dhe Mërtirin dhe atyre u disbursohen çdo javë milionat e eurove.

Në fakt ato u disburbohen Edi Ramës, Engjëll Agaçi, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj. E patë hetimin që bëtë. E morën deputetin socialist Alqi Bllako, ishte sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, njeriu i firmës, e vunë nën hetim për çmimin e truallit dhe tani e dërguan në shtëpi. E liruan. Po pse, sepse ai tha o më lironi ose do të flas. Ka ndërhyrje të fuqishme nga qeveria për lirimin e tij. Prandaj paratë nuk dalin as për të rritur rrogat, pensionet apo për të ju subvencionuar ju”- tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Parlamenti vendos të enjten kur do të prezantohen raportet e PS dhe PD për Reformën Territoriale

Të enjten, më 23 korrik, ishte lajmëruar të mbahej seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, me rend dite edhe prezantimin e raporteve të...
17:41 | 21/07/2026

Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet

Kryeministri Edi Rama është rikthyer te aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, gjatë një takimi me banorët e zonës këtë të martë,...
16:35 | 21/07/2026