Ministria: Shkolla fillon më 14 shtator jo më 31 gusht, këtë datë nis programi plotësues për filloren

20 Gusht 2020 | 07:59

Ministria e Arsimit sqaroi të mërkurën se sezoni i vitit shkollor 2020-2021 fillon më 14 shtator dhe jo më 31 gusht sikurse ishte qarkulluar si informacion i gabuar në rrjetet sociale. Ajo tha se kjo datë është ngatërruar me datën e programit dyjavor me mësime plotësuese për ata nxënës që nuk kishin akses në mësimin online gjatë periudhës mars-maj kur prej pandemisë shkollat u mbyllën.

Përmes një njoftimi për shtyp, ministria u shpreh se nga data 31 gusht e deri më 11 shtator do të zhvillohen mësime plotësuese vetëm për nxënësit e ciklit të ulët nga fillorja deri në klasë të pestë.

“Mësimet plotësuese do të zhvillohen vetëm me ata nxënës të klasave 1-5, të cilët nuk kanë pasur akses dhe mundësi gjatë periudhës së mësimit online, mars-maj 2020,” – u shpreh ministria.

Kështu sipas ministrisë me dy javë program plotësues mund të zëvendësohen rreth 2 muaj orë mësimore të munguara të sezonit që shkoi.

Ministria thotë se nxënësit që mund të jenë pjesë e këtij programi “u përkasin kryesisht shtresave vulnerabël, romë, egjiptianë, apo të zonave të thella gjeografike”.

Programi plotësues mendohet t’i pajisë këta nxënës me njohuri për lëndë si gjuha apo matematika.

“Orët mësimore gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen sipas të gjitha protokolleve të kushteve higjieno-sanitare, duke ruajtur distancimin fizik dhe mbrojtur shëndetin e gjithsecilit,” – thuhet në njoftimin e ministrisë.

Pas diagnostikimit të rasteve të para me COVID-19 në javën e dytë të marsit qeveria vendosi të ndalojë çdo aktivitet kulturor, social, politik dhe ekonomik. Ajo mbylli shkollat, disa institucione publike dhe pjesën më të madhe të aktiviteteve ekonomike duke ndaluar edhe lëvizjen për së paku 1 muaj e gjysmë.

Në të tilla kushte mësimi u zhvendos online dhe me leksione që u transmetuan edhe në televizionin publik, mirëpo shumë familje u ankuan për mungesë kushtesh dhe qasjeje, pasi nuk kishin pajisje teknologjike si tableta apo kompjuterë, apo edhe internet për t’i ndjekur mësimet.

Ministria pranoi një pjesë të vështirësive, por e cilësoi si të suksesshme modalitetin e ri të mësimdhënies online.

Rreth 4 muaj pasi sezoni shkollor u mbyll, çështja u rikthye sërish me diskutimin nëse duhet apo jo të rihapen shkollat. Pas disa ditësh nën presion nga opozita, e cila e akuzoi qeverinë se nuk ka një plan të qartë, ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë njoftuan se shkollat do të rihapen sipas një protokolli të mirëpërcaktuar të masave higjieno-sanitare kjo me arsyetimin e përgjithshëm se nuk ka fakte domethënëse se fëmijët e transmetojnë njëjtë infeksionin e COVID-19.

 

Lexoni gjithashtu:

Hapja e shkollave, PD rendit 5 problematikat: Qeveria, asnjë plan konkret për sigurinë e nxënësve

Shkollat do të hapen në shtator, ministrja Shahini u kërkon bashkive të nisin pastrimin e ambienteve

Manastirliu: Shkollat, pak gjasa të jenë mjedise të përhapjes së virusit, domosdoshmëri zbatimi i protokolleve të sigurisë

PD akuzon qeverinë se s’ka plan për sistemimin e nxënësve të 106 shkollave që u dëmtuan nga tërmeti

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026