“Plagë e Shqipërisë”, Bushati: Qeveria e opozita të ulen në tavolinë për demografinë

12 Tetor 2022 | 19:22

Ish-deputeti i PS, Ervin Bushati është shprehur se problemi kryesor në vendin tonë është demografia.

Në një intervistë për Euronews Albania, Bushati theksoi se qeveria dhe opozita përpara se të ulen në tavolinë për reformën territoriale, duhet të ulen për demografin dhe emigrimin që sipas tij sot është plaga e  vendit tonë.

“Ne kemi një problem që demografia në të dyja krahët po shtrëngohet shumë shpejt, largimi dhe lindjet e ulëta. Jemi gati të vendet që kemi rritjen më të ulët të popullatës në botë, dhe ky është problem shumë i madh. Shqipëria se ka pasur këtë në vitet ’90. Ky është një diskutim shumë i madh. Çfarë ju ofrohet çifteve të reja që të prodhojnë sa më shumë fëmijë, e tjetra si mos të largohen sa më shumë. Nuk është vetëm me rritje rrogash. Në rastin e Shqipërisë kur bëhet mirë, bëhet dhe më keq. Qeveria dhe opozita përpara se të uleshin në tavolinë për reformën territorial, duhet të uleshin për demografinë dhe emigrimin, që sot është plaga e Shqipërisë”- theksoi Bushati.

Më tej ai theksoi se: Qeveria duhet ta pranojë këtë, demografia është problemi kryesor në këtë vend.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë...
11:30 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026