Pyetjet pa përgjigje, “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” letër Manastirliut mbi përballimin e pandemisë
Radhët e gjata kilometrike të krijuara në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës, krijuan kaos me ditë të tëra. Një 10 vjeçar humbi jetën, ndërkohë të tjerë qytetarë kaluan ditë e netë në mes të vapës pa ujë dhe pa ushqime. Por kjo gjë mund të parandalohej, sipas Flojan Haçkajt, përfaqësues i lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”.
“Mendojmë se shteti duhet të kishte pasur dijeni sesa emigrantë kanë hyrë dhe të bënte llogari pasi doli lajmërimi nga shteti grek që duhet të ketë testime dhe duhet të vinë deri këtë datë dhe të ishte i përgatitur. Kemi disa shembuj nga vendet ku në jetojmë, marr rastin e Gjermanisë, Zvicrës, ku këto teste ofrohen pa pagesë për shtetasit e vet, si taksapagues, në kohë pandemie, marrin testet për të ruajtur shoqërinë,” – tha Hiçkaj.
Tashmë kryerja e testeve të COVID-19 mund të realizohet edhe në laboratorë privatë. Por “Diaspora për Shqipërinë e lirë” i ka drejtuar ministrisë së Shëndetësisë disa pyetje në lidhje me këtë proces, si dhe kapacitet që ka vendi ynë për të përballuar pandeminë:
- A keni një shifër sesa është numri i emigrantëve shqiptarë që janë në Shqipëri dhe do të udhëtojnë drejt Greqisë?
- Sa është kapaciteti për teste në ditë?
- Testi i dalë është në anglisht apo duhet të përkthejnë vetë qytetarët?
- Sa kushton kryerja e një testi dhe a është çmim fiks, pse Kosova i ka 20 euro?
I pyetur nëse lëvizja kishte marrë përgjigje, Hiçkaj tha se “jo”.
Euronews Albania ka kontaktuar me dy laboratorët e licencuar për kryerjen e testit.
Në të dy, ai kushton 12,000 lekë dhe rezultati del për 24 orë. Ndërkohë në Kosovë të dy testet, si për COVID-19, po ashtu edhe serologjiku, variojnë nga 20 euro deri në 50 euro. Përsa I përket Maqedonisë së Veriut, testi per covid kushton 70 euro, ndërsa serologjiku 20 euro.
Euronews Albania u përpoq të kontaktojë me ministrinë e Shëndetëisë në lidhje me letrën e dërguar, por edhe në këtë rast nuk morëm një përgjigje.
Lexoni gjithashtu:
Pesë muaj pandemi në Shqipëri, të gjitha statistikat kryesore
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme