Të dalësh në pension në Evropë, studimi: Të rinjtë mund të punojnë deri kur të mbushin 70 vjeç

20 Gusht 2020 | 11:16

Brezat e rinj në Evropë mund të punojnë edhe kur të mbushin 70 vjeç, një fakt ky që mund të bëhet realitet teksa shumë shtete evropiane në vitet e fundit po rrisin moshën e daljes në pension.

Një e dhënë e tillë është bërë me dije nga një studim i  realizuar nga qendra finlandeze për pensionet, e cila në bazë të hulumtimeve të kryera ka arritur në përfundimin se shumë shtete në Evropë po ndërhyjnë në sistemin e pensioneve dhe po rregullojnë moshën e daljes në pension duke u bazuar më shumë tek jetëgjatësia, sesa tek fitimet nga kontributet. 

Shumë prej nesh pritet të jetojnë më gjatë e për këtë arsye kërkohet më shumë mbështetje për shtetin.

Të dhëna nga Komisioni Evropian tregojnë se ekonomia e Letonisë do të regjistrojë rritjen më të madhe të “kostove të plakjes”, e cila mund të rritet me 13 për qind duke nisur nga ky vit deri në vitin 2070.

Ndërkohë, pak ditë më parë Mette Frederiksen, kryeministrja e Danimarkës, bëri me dije planet për të ulur moshën e pensionit për njerëz të caktuar që kanë punuar dhe kanë paguar taksa për të paktën 42 vite.

Danimarka aktualisht ka një nga moshat më të larta të daljes në pension në Evropë 67 vjeç, që është e njëjta gjë për Italinë dhe Greqinë.

Të tre këto vende kanë adoptuar mekanizmin e jetëgjatësisë për caktimin e moshës së pensionit. Ndërsa në Poloni, gratë mund të dalin në pension nga mosha 60 vjeç dhe në Sllovaki, është 62 për burra dhe gra.

Gjithnjë e më shumë njerëz tanimë janë duke punuar përtej moshës së pensionit, ose duke zgjedhur të reduktojnë orarin e punës sesa të dalin në pension plotësisht ose të punojnë me kohë të pjesshme ndërsa marrin edhe pensionin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026