“Vajza shantazhohej”, vëllai i autorit të masakrës në Klos rrëfen ngjarjen
Fatmir Mjeshtri, vëllai i autorit të masakrës në Klos është shprehur për Euronews Albania se mbesa e tij është shantazhuar me mesazhe nga Kenado Shira, i cili mbeti viktimë në ngjarjen e djeshme. Xhaxhai tha se vajza kërcënohej me publikim fotosh.
“Kam qenë i pranishëm në vendngjarje, kemi qenë në konflikt prej 4 ditësh. Sara është shantazhuar nëpërmjet rrjeteve sociale. Vajza nga frika nuk tregonte. Vajza ka ardhur në shtëpi dhe nga presioni që i kishte bërë ai djali, vajza ka rënë pa ndjenja dhe e kemi çuar në spital. Doktorët na thanë që vajza ka shumë stres. Vajza la edhe shkollën, kishte frikë të fliste edhe në shtëpi”, u shpreh Mjeshtri.
Ai tregoi për gazetaren Raziela Myslimaj, se familjes Mjeshtri i erdhi në telefon edhe një mesazh ku thuhej: “ Vajza është me djalin e Eglantin Hasulës dhe po ju turpëron. Kujdes”.
Fatmiri thotë se në një lokal në Klos u ulën për të sqaruar ngjarjen dhe jo për t’u konfliktuar me familjen Hasula dhe Shira, të cilat kanë lidhje gjaku me njëra-tjetrën.
Gjatë bisedës, xhaxhai i Sarës tregon se Renato Hasula iu tha se me vajzën kanë pasur një njohje 3-mujore dhe më pas e kanë ndërprerë marrëdhinien.
Ky i fundit ka thënë se vajza Sara më pas ka folur me Kenado Shirën, djalin e tij të tezes.
“Renato Hasula më tha që vitet e para shkollore kemi pasur një pëlqim ndaj njëri tjetrin. Mbas 3 muajsh nuk na shkuam muhabetet dhe u ndamë dhe më pas vajza u lidh me këtë djalin e Shirës. Ai tha që kanë komunikuar për një kohë të gjatë. Ai tha që goca juaj u ka dhënë kodet e telefonit, që i kanë marrë të dhënat si foto personale dhe nuk ja ka kthyer. Kenado Shira i bënte shantazh Sarës me foto që i kishte bërë. E pranoi edhe vetë Kenado”, tha ai më tej.
Për t’i dhënë fund fjalëve që kishin nisur të përhapeshin në fshat, familja Mjeshtri u ka kërkuar familjes Shira që ta merrnin për nuse vajzën, e thënë ndryshe të lidhnin miqësi me njëri-tjetrin, e kështu historia do të mbyllej me “një fund të lumtur”.
Mirëpo, 17-vjeçari Kenado Shira (i vrarë) ka refuzuar që ta marrë të renë për nuse, duke thënë se ajo kishte pasur marrëdhënie edhe me kushëririn e tij, me Renato Hasulën.
Tragjedia në Klos:
Pak minuta para ngjarjes së rëndë, autori Fiqiri Mjeshtri së bashku me dy vëllezërit e tij u takuan përpara një lokali me Ilir Shirën, Kenado Shirën, Danjel Hasulën dhe Eglantin Hasulën.
Të 7 personat debatuan me njëri-tjetrin për pak minuta në lokal dhe më pas autori nxori armën dhe qëlloi në drejtim të Ilir Shirës, Kenado Shirës, Renato Hasulës dhe Eglantin Hasulës.
Nga breshëria e plumbave mbeti i vrarë Ilir dhe Kenado Shira, ndërsa të plagosur Renato dhe Eglantin Hasula.
Autori u largua nga vendi i ngjarjes bashkë me dy vëllezërit e tij dhe më pas u gjet i vetëvrarë në banesën e tij, në fshatin Dars.
Dy vëllezërit e Mjeshtrit u arrestuan nga policia dhe më pas u lanë të lirë.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë