Fjalimi i Ramës në KiE, Harxhi: Skandal diplomatik, s’përmendi gjenocidin në Kosovë

13 Tetor 2022 | 13:35

Edith Harxhi, ish-zëvendës ministrja e Punëve të Jashtme, ka komentuar fjalimin e Kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme në KiE në Strasburg.

Në një intervistë për Euronews Albania, Harxhi tha se ajo që ndodhi në Strasburg ishte një skandal diplomatik, ndërsa theksoi se kjo gjë nuk mund të ndodhte në këto momente kur Shqipëria ka hapur negociatat për në BE.

“Ajo që ndodhi dje në Strasburg, ishte një skandal diplomatik për mua, që nuk mund t’i ndodhte kryeministrit të Shqipërisë në këto momente që ne sapo kemi hapur negociatat dhe jemi dhe anëtarë Të Këshillit të Sigurimit, dhe sidomos në një moment që Kosova sapo ka bërë hapin e saj.  Ishte një fjalim i shkruar keq”- theksoi Harxhi.

Më tej ajo tha se nuk e di se kujt i drejtohej fjalimi i Ramës ditën e djeshme dhe se kush e ka bërë rezolutën.

“Nuk e di se kujt i drejtohej ky fjalim, kush e ka bërë këtë rezolutë dhe se çfarë ka ndodhur në Kosovë, pas kësaj rezolute të Dick Marty. Për të miratuar rezolutën e Këshillit të Europës është marrë konfirmimi i qeverisë së Kosovës dhe në atë kohë ishte Thaçi kryeministër. Në gjithçka që është arritur në atë kohë është marrë konfirmimi i tyre për ta bërë këtë hap. Ne nuk kishim asgjë për të fshehur, ne ishim të lirë që të hetonte kush të dojë për çfarëdolloj aludimesh, pavarësisht se dosja e Dick Marty është përgatitur nga Prokurori i Posaçëm për krimet e luftës”- u shpreh Harxhi.

Harxhi tha se në fjalimin e tij kreu i qeverisë në asnjë moment nuk foli për gjenodicin serb në Kosovë.

“Ajo që më bëri më tepër përshtypje në të gjithë fjalimin e Ramës, ishte se në asnjë vend nuk foli për gjenocidin serb në Kosovë”- përfundoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026