Debat në Kuvend, Zhupa sulmon Kumbaron: Pas ‘Himarës’ duhet të jepje dorëheqjen
Debati kryesor në seancën e Kuvendit këtë të enjte u fokusua tek turizmi.
Gjatë interpelancës me ministren e Turizmit, deputetja demokrate Ina Zhupa foli për një sezon turistik jo të suksesshëm, duke theksuar edhe ngjarjen e rëndë të Himarës ku humbi jetën një 7-vjeçare.
Sipas Zhupës pas asaj ngjarje, Kumbaro ka përgjegjësi dhe duhet të kishte dhënë dorëheqjen.
Ministrja u përgjigj duke vënë theksin të cilësia që iu është ofruar turistëve këtë vit.
Por deputetja demokrate u shpreh se nuk mund të flitet për cilësi shërbimi ndaj turistëve në një kohë që Shqipëria nuk kishte asnjë plazh të certifikuar ndërkombëtarisht për sezonin e këtij viti.
Edhe në këtë pikë, ministrja tha se tashmë ka nisur përgatitja për sezonin e ardhshëm turistik dhe shumë shpejt do të fillojë ndarja e parcelave të plazheve.
Sipas INSTAT, deri në muaj gusht Shqipërinë e vizituan 5.6 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 30% më shumë se vitin e shkuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh