SHBA dënon me burg përjetë vrasësin e masakrës në shkollën e mesme

13 Tetor 2022 | 21:49

Juria në Shtetet e Bashkuara ia ka falur jetën Nikolas Cruz, por autori i masakrës së Parklendit, ndër më fatalet në historinë e shkollave amerikane, do të kalojë pjesën e mbetur të jetës në burg.

Pas tre muaj proces dhe një ditë reflektimi, juria e ka shpallur Cruz fajtor për 17 vrasje të kryera në ish-shkollën e tij në Parklend të Floridës, 4 vjet e gjysmë më parë.

Verdikti përfundimtar do të shpallet më 1 nëntor.

Familjarët e viktimave nuk e kanë fshehur pakënaqësinë ndaj faktit se dënimi me vdekje as që u përmend. Disa prej tyre u larguan nga salla e gjyqit të përlotur.

Pavarësisht rrethanave rënduese të të pandehurit, juria mori parasysh faktorë lehtësues si problemet mendore të tij dhe fëmijërinë e vështirë.

Më 14 shkurt të 2018-s, Nikolas Cruz hyri i armatosur deri në dhëmbë në ish-shkollën e mesme të tij. Ai vrau 14 studentë dhe 3 punonjës të shkollës, si dhe plagosi 17 të tjerë.

Ngjarja shkaktoi protesta të studentëve që kërkonin kontrollin e armëve në Shtetet e Bashkuara, përpjekje që vazhdojnë edhe sot.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026