‘Dosja I.M’, avokati Gjokutaj: Shkelje e ligjit, autoriteti s’na ka dhënë dokumentet
Avokati, Genc Gjokutaj thotë se Autoriteti i Dosjeve ka refuzuar që të paraqesë dokumente në lidhje me dosjen I.M, ku i referohet kryetarit të Partisë së Lirisë, Genc Gjokutaj.
Në një deklaratë për mediat, Gjikutaj u shpreh se ndaj këtyre shkeljeve është depozituar kallëzim.
“Është kërkuar dokumentacioni që bën të detyryeshme dhënien e akteve. Autoriteti, me një cinizëm, dërgon një përgjigje pas edhe një kujtese që i kemi bër. Në datën 4 na dërgon një shkresë, ku përgjigja nuk i përmbahej kërkesës së objektit tonë, por e ngatërronte avokatin e zotit Meta ku thoshte se duhej të vinte. Ky është një gabim inteligjent. Autoriteti është paditur në Gjykatë Administrative.
Po një kërkesë i është bërë Kuvendit të Shqipërisë. Tani ata e dinë që me vonesat duan të skadojnë afatet e ndjekjes së çështjes, por kjo çështje do të goditet në çdo segment të saj. Ky është skandal, dhe këtu flitet për një ligj famëkeq që duan të bëjnë dhe jo për Ilir Metën. Sot jemi në kushte ku ata operojnë jashtë ligjit, falsifikojnë dokumente, shpërdorojnë detyrën duke targetuar persona të veçantë”, theksoi ai.
Ndërsa deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili deklaroi se këtë të premte do të ankimohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendimi i Prokurorisë për të mos filluar një hetim ndaj Autoritetit të Dosjeve.
Vasili u shpreh se Prokuroria nuk ka respektuar asnjë nga detyrimet më themelore të ligjit, si në procedurë ashtu edhe në pëmbajtje.
LEXONI GJITHASHTU
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut