Azil në Shqipëri, INSTAT: Rritje deri 50% e kërkesave nga Iraku dhe Siria
Shqipëria po preferohet gjithnjë e më shumë nga të huajt si një vend ku mund të përfitohet azil. Kjo vërtetohet nga të dhënat e fundit të referuara prej Institutit të Statistikave, sipas të cilave vetëm vitin e kaluar kërkesa të tilla janë shtuar në një nivel rreth 50%.
Ku pjesën të madhe të tyre e zënë pikërisht njerëz nga vende që gjenden në konflikte të armatosura, ose e kanë kaluar një të tillë.
“Azilkërkuesit me origjinë nga Iraku dhe Siria zënë 62.4% të azilkërkuesve gjithsej në vitin 2019”, pohojnë ekspertët e INSTAT–it.
Sipas tyre, me shifra konkrete rezultojnë 2.408 azilkërkues nga Iraku dhe 1.682 të tillë nga Siria.
Ndërsa lista vazhdon edhe me një numër të konsiderueshëm qytetarësh nga vende të tilla si Maroku, Algjeria, Pakistani apo Afganistani, të cilat gjithashtu e konsiderojnë vendin tonë si një desinacion të mirë azilkërkimi.
INSTAT referon gjithashtu dukurinë se “vihet re një dominim i femrave në numrin e azilkërkuesve në Shqipëri, me 80.3% të numrit gjithsej të tyre”.
Teksa shton se gjatë vitit të kaluar, autoritetet shqiptare kanë dhënë 24 vendime pozitive për statusin e refugjatit, pjesën më të madhe të të cilëve pikërisht për shtetasit nga Iraku dhe Siria.
Në fund, Instituti i Statistikave jep edhe të dhëna mbi të huajt rezidentë në Shqipëri, ku sipas tyre ata me origjinë nga Kosova janë shtuar më shumë nga të tjerët, deri në nivelin prej 20%. Pasuar nga të huajt me origjinë nga Italia deri në 7%, por edhe nga ata prej Turqie, që kanë zgjedhur Shqipërinë si vend për të jetuar.
Lexoni gjithashtu:
Plakja e popullsisë dhe largimi i të rinjve, kriza e vazhdueshme e Ballkanit
Tërmeti dhe pandemia përgjysmuan turistët gjashtë muajt e parë të vitit në Shqipëri
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West