Prokuroria nuk filloi hetimin ndaj Autoritetit të Dosjeve, Gjokutaj tregon detajet
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili deklaroi se këtë të premte do të ankimohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendimi i Prokurorisë për të mos filluar një hetim ndaj Autoritetit të Dosjeve.
Ndërkohë avokati Genc Gjokutaj, në një intervistë për Euronews Albania, tha se kallëzimi penal ndaj Autoritetit të Dosjeve u bë për 6 vepra penale të kryera në bashkëpunim nga anëtarët e këtij autoriteti.
“Partia e Lirisë nuk po sulmon drejtësinë, por drejtësia po vepron në shkelje flagrante të ligjit ndaj tij.
Këta që kanë kryer këtë shkelje ligjore, që kanë përfshirë emrin e tij në një çështje të tillë imagjinoni se si është cenuar siguria për shtetasit e tjerë”- u shpreh Gjokutaj.
Sipas Gjokutajt, prokuroria duhet të regjistronte çështjen si procedim penal, ndërsa shtoi se kjo e fundit nuk filloi as hetimet.
“U bë kallëzimi penal për 6 vepra penale të kryera në bashkëpunim nga anëtarët e Autoritetit të Dosjeve. Prokuroria ka bërë veprime verifikuese dhe veprimet kanë qenë vetëm 5.
Janë pyetur 5 anëtarët e bordit. Nuk ka nevojë që anëtarët e këtij Autoriteti t’i tregojnë ligjin prokurorisë. Është hetimi i mohuar që e zbardh të gjithë aferën. Prokurori e kishte detyrim ligjor që ta regjistronte këtë procedim penal, të sekuestronte dokumentacionin dhe në bazë të dokumenteve prokurori e ka krejt të lehtë të krahasojë bazën ligjore mbi të cilën vepron autoritetit dhe sa në përputhje është veprimtaria e autoritetit në rastin konkret me ligjin mbi bazën e të cilit ai vepron”- theksoi ai.
Ai shton se mos regjistrimi i çështjes është rast ekstrem.
“Zgjidhja ligjore do të ishte regjistrimi i procedimit. Nuk mbyllet çështja me mosfillim. Këto janë raste ekstreme”- përfundoi avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania