Scholz bën thirrje për zgjerimin e BE: Bashkimi me 36 shtete na bën më të fortë
Kancelari gjerman Olaf Scholz bëri thirrje sot për zgjerimin e Bashkimit Evropian, duke thënë në një mbledhje të socialdemokratëve evropianë se BE-ja më pas do të jetë në gjendje të demonstrojë më mirë forcën e saj në çështjet globale.
Që nga marrja e detyrës, Scholz e ka bërë zgjerimin e Bashkimit Evropian për të përfshirë Ballkanin dhe vendet e tjera një element kryesor të politikës së tij të jashtme, raportoi Reuters.
“BE me 27, 30, 36 vende, me më shumë se 500 milionë qytetarë të lirë dhe të barabartë, mund të ketë një ndikim më të fortë në botë”, tha Scholz në kongresin në Berlin.
Ai theksoi se është i përkushtuar për zgjerimin e BE-së, e cila aktualisht ka 27 shtete anëtare.
“Fakti që BE vazhdon të rritet drejt lindjes është një fitore e favorshme për të gjithë ne”, tha ai.
Scholz mbrojti heqjen graduale të parimit të unanimitet kur bëhet fjalë për vendimet në politikën e jashtme, por edhe në fusha të tjera si politika tatimore, raportoi AP.
Ai theksoi se nëse ka një aspiratë për një Evropë gjeopolitike, atëherë vendimet e shumicës janë fitim dhe jo humbje sovraniteti.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk