Rritet numri i martesave me Kosovën, më pak leje qëndrimi për të huajt në Shqipëri
Më pak të huaj po pajisen me leje qëndrimi në Shqipëri, por më shumë qytetarë të Kosovës po e përftojnë atë. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri për vitin 2019, rezultoi 13,507 persona, duke pësuar rënie me 4,6%, krahasuar me vitin 2018.
Nga ana tjetër, qytetarët nga Kosova, me leje qëndrimi në Shqipëri, arritën në 1,703, duke shënuar një rritje me 20%, krahasuar me vitin e mëparshëm.
Edhe pse kosovarët shënuan normën më të lartë të rritjes në pajisje me leje qëndrimi, në shifra absolute ata renditen pas italianëve dhe turqve.
Në vitin 2019, të huajt rezidentë në Shqipëri me origjinë nga Italia ishin 2,753, dhe nga Turqia 1,730. Më shumë se gjysma e lejeve të qëndrimit ndaj të huajve janë akorduar për arsye punësimi. Arsyeja e dytë është bashkimi familjar.
Rreth 45% e lejeve të qëndrimit në Shqipëri nga qytetarët e Kosovës, ndryshe nga shtetësitë e tjera, dominohen nga bashkimi familjar.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë