ASA, pjesë e Akademisë së Shkencave? Ledi Shamku: Skënder Gjinushi refuzon dialogun
Gjuhëtarja, Ledi Shamku është shprehur kundër kthimit të Akademisë së Studimeve Albanologjike, si pjesë të Akademisë së Shkencave.
Në një intervistë për Euronews Albania, Shamku deklaroi se kjo është një kthim pas, teksa shtoi se nuk ka pasur debate me kryetarin e Akademisë së Shkencave, pasi sipas saj, Skënder Gjinushi e refuzon dialogun.
“Së pari, debate nuk ka pasur sepse personi nuk i ka qejf debatet. Le të themi që kryetari i Akademisë së Shkencave refuzon dialogun dhe këtë e kemi pasur të dëshmuar, sa herë që kemi dashur të diskutojmë me të, në prani të palëve të treta siç ka qenë Ministria e Arsimit. Personi ka një problem të lehtë me nervozizmin dhe kalon në ofendime, këtë ka bërë edhe me kolegë të shkencave duke i quajtur karagjozë. Debat nuk ka pasur.
Akademia e Shkencave ka shfaqur të qartë oreksin e saj për të bërë një kthim pas, për të kthyer Akademinë e Instituteve Albanologjike. Politikisht, personat që janë në krye nuk përfaqësojnë asgjë të re. Kohët kanë ndryshuar, standardet e Shqipërisë për t’u futur në BE kanë ndryshuar”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania