SHBA-ja paralajmëron sanksione pas sulmeve me dronë iranianë në Kiev
Shtetet e Bashkuara paralajmëruan se do të ndërmarrin veprime kundër kompanive dhe shteteve që punojnë me Iranin në programin e tij të dronëve.
Kjo, pasi Rusia përdori dronë nga Irani për të kryer sulme kamikaze në Kiev, raporton Radio Evropa e Lirë.
“Kushdo që bën biznes me Iranin, që mund të ketë çfarëdo lidhje me zhvillimin e dronëve, të raketave balistike apo të shitjes së armëve nga Irani në Rusi, duhet të ketë kujdes për veprimet e tyre. SHBA-ja nuk do të hezitojë të vendosë sanksione apo të ndërmarrë veprime ndaj keqbërësve”, tha më 17 tetor zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel.
“Rusia po varet nga aleanca me Iranin dhe është diçka që e gjithë bota – veçanërisht ata në rajon – duhet ta shohin si një kërcënim të madh”, shtoi ai.
Zyrtarët amerikanë më herët kanë deklaruar se Rusia – një eksportuese e madhe e armëve – po kthen sytë nga Koreja e Veriut për të blerë armë, ndërkaq Kina ka refuzuar thirrjet për ndihmë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:45 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026