Trafik droge nga Rinasi, qeni zbuloi hashashin në Stamboll, rishikohen procedurat
Arrestimi i 2 shtetasve turq që kishin arritur të kalonin nga Rinasi në Stamboll 31.5 kg kanabis, ka vënë në lëvizje autoritetet e të dyja vendeve.
Në pamjet e publikuara nga mediat turke, valixhet me drogë që nuk u pikasën ne Rinas, janë zbuluar nga qeni anti-drogë në aeroportin e Stambollit.
Me interes për hetimin në Shqipëri është roli i dy shtetasve turq të arrestuar, identiteti i të cilëve nuk bëhet publik.
Nuk dihet nëse ata kanë qenë edhe më herët në Shqipëri, çka do të shtonte dyshimet për një linjë të përdorur edhe më parë për trafikimin e sasive të drogës.
Lidhur me këtë rast policia kufitare, doganat dhe Tirana Internacional Airport, po rishikojnë procedurat e kontrollit të bagazheve para imbarkimit në avionë.
Pak ditë më parë në Turqi u arrestua edhe polici rrugor Florenc Bicerri bashkë me ish-komandon dhe një shqiptar tjetër me rreth 100 kg kanabis.
Hetimi nuk ka përcaktuar ende mënyrën si është trafikuar droga ndërsa rastet nuk përjashtohet të kenë lidhje me njëra-tjetrën.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje