Pedagogët në rrethe të përçarë, pjesëmarrje e ulët në universitete
Ndryshe nga Tirana, ku në ditën e dytë të protestës kanë marrë pjesë më shumë pedagogë, në rrethe ka një tjetër panoramë.
Në Korçë, pjesëmarrja në protestë ka qenë shumë e ulët. Vetëm 20 pedagogë kanë bojkotuar mësimin.
“Këtu jemi ne tempullin e dijes dhe lirisë, dhe pedagogët e kanë në ndërgjegjen e tyre protestën, në qoftë se e ndiejnë do të vijnë dhe protestojnë. Nuk e di ku janë, shkoni në auditore dhe mund të japin mendimin e tyre”, thotë Alba Kreka, kryetare e Sindikatës së Pedagogëve në Korçë.
Pedagogët protestues ndihen të zhgënjyer nga kolegët që nuk i mbështesin.
“Si pedagog prej 12 vitesh ndihem i zhgënjyer në kuptimin e asaj që kur ka arritur dhe pedagogu të protestojë dhe ka frikë, e shikoj shumë zhgënjyese”, tha pedagogu Orion Ago.
Edhe në Durrës duket se protesta e pedagogëve është drejt shuarjes. Krahasuar me një ditë më parë, dita e dytë nuk bëri bashkë as 10 pedagogë.
Ndryshe janë organizuar pedagogët në Shkodër, të cilët janë mbledhur brenda universiteteve për të planifikuar lëvizjen e rradhës. Rreth 70% e pedagogëve jane gati të pershkallëzojnë protestën.
Ndërsa në Elbasan dhe Vlorë, bojkoti ka vijuar vetëm në pak fakultete, gjë që tregon përçarjen mes pedagogëve.
Sindikata e pedagogëve në mbarë vendin ka theksuar se deri në plotësimin e kerkësave të tyre, do të vijojë bojkoti, i cili me shumë se kujtdo, i rëndon studentëve.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania