Primaret, Gazmend Oketa: PD ka nevojë urgjente për unifikim
“Më shumë sesa një proces të tillë primaresh, gjykoj se opozita ka nevojë urgjente për unifikim dhe bashkim.”
Kështu u shpreh në një intervistë për Euronews Albania ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa në lidhje me procesin e primareve në Partinë Demokratike.
“Kam rezervat e mia për situatën dhe kushtet në të cilat këto primare zhvillohen. Së pari, duhet inifikimi i vetë Partisë Demokratike, përfshirja e të gjithë anëtarësisë së saj. Sot që ne flasim, opozita ka këto probleme që ka, ka këto krisje që ka, ka faktin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shpallur ‘non grata’ zotin Berisha.
Më shumë sesa një proces të tillë primaresh, gjykoj se opozita ka nevojë urgjente për unifikim dhe bashkim, përqëndrim politik të qartë, procedura transpoarente me vetë anëtarësinë e saj”, theksoi ai.
Edi Paloka dhe Gazment Bardhi janë dy të mandatuarit e dy grupimeve për të negociuar mundësitë dhe rrugët për bashkimin dhe daljen me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Të dy qëndruan në takim kokë më kokë për rreth 90 minuta në një nga lokalet e Tiranës këtë të martë.
Pas takimit, të dy refuzuan të jepnin detaje rreth asaj që kishin biseduar, por deklaruan se do të ketë një takim të dytë.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid