“Bisedë konstruktive”, Grida Duma flet pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së
Deputetja e Partisë Demokratike ka dhënë një deklaratë për mediat pas daljes nga mbledhja e Grupit Parlamentar të kësaj force poltike.
Duma tha fryma e bisedës ka qenë e paqtë dhe konstruktive nga të dyja palët, ndërsa e ka quajtur lajm të mirë faktin që dy palët brenda PD-së kanë nisur diskutimet për primaret.
“Mendoj se ka shumë gjasa, unë nuk dua të flasë më si palë, fryma e bisedës ka qenë krejtësisht e paqtë dhe konstruktive nga të dyja palët që kanë përfaqësuar këtë tryezë. Fryma me të cilën lashë mbledhjen është e sinqertë. Mënyra se si do të shkohet drejt këtyre primareve është duke u diskutuar në çdo moment. Fakti që kanë nisur diskutimet unë e quaj një lajm të mirë. Fryma është për të gjetur të gjitha elementët që mund të na çojnë drejt bashkimit”- tha Duma.
Më tej deputetja theksoi se e rëndësishme është që diskutimet e Grupit Parlamentar të PD, të çojnë në krijimin e një bashkësie të vetme.
“Sot nuk është diskutimi se çfarë bën Grupi Parlamentar i PD-së, por nëse ajo që bënë me veten Grupi Parlamentar çon në shkrirjen dhe në krijimin e të njëjtës bashkësi jo formale por reale në strukturat e PD-së.
Unë personalisht do të jem për primaret dhe për primaret e thella. Sesa thellë primaret do të maksimmizojnë varet nga ne se cilat mekanizmi do të përdorim. Listat duhet të jenë gjithëpërfshirëse”- theksoi Duma.
Sakaq, mbledhja e Grupit Parlamentar vijon, ndërsa Duma u largua per shkak te agjendës së saj personale
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
“Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid
- 20:06 Dita e 57-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion (VIDEO)