Rama: Një bombë bërthamore zhduk 45 mln njerëz, nuk e ndalojmë dot luftën
Kryeministri Edi Rama, i cili ishte ditën e sotme në qytetin e Përmetit ku ka promovuar investimet e qeverisë në këtë bashki foli edhe për situatën e konfliktit në Ukrainë.
Kreu i qeverisë theksoi se mjafton një bombë bërthamore për të zhdukur brenda 30 minutash 45 milionë njerëz, ndërsa shtoi se lufta nuk ndalet dot nga vendi ynë.
Rama tha se edhe pse lufta vazhdon dhe kriza ekonomike ka prekur gjithë botën, në Shqipëri nuk është rritur asnjë qindarkë çmimi i energjisë elektrike për familjet dhe biznesin e vogël.
“Po ta krahasojmë me çfarë duhet të bëjmë akoma, jemi në të gdhirë të një dite të re. Ka akoma shumë për të bërë. Ne dimë se ku po ecim dhe e dimë se ku duhet të shkojmë. Ajo për të cilën dua të flas nuk është thjesht Përmeti, por një kontekst më i gjerë.
Flitet sikur po bëhet një diskutim për një konflikt të zakonshëm, ndërkohë që mjafton një bombë bërthamore për të zhdukur brenda 30 minutash 45 milionë njerëz. E them këtë sepse ne nuk jemi fatmirësisht në zonën e nxehtë ku lufta sjell bomba, vrasje dhe plagë të rënda, por nuk jemi as jashtë zonës së luftës sepse pasojat e saj na kanë prekur dhe na prekin përditë me inflacionin e luftës, me krizën e madhe të çmimeve të energjisë.
Ajo që ne nuk mund të bëjmë dot, është të ndalojmë luftën, ta eliminojmë inflacionin e luftës. Por nga ana tjetër ajo që ne nuk mund të shmangim është përgjegjësia për të lehtësuar sa të mundim këtë barë që rëndon mbi të gjithë, si një flamë që i prek të gjithë dhe përditë. Sot ende në Shqipëri nuk është rritur asnjë qindarkë çmimi i energjisë elektrike për familjet dhe biznesin e vogël”- theksoi kreu i qeverisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Bisedë konstruktive”, Grida Duma flet pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së
- A do të bashkohet Partia Demokratike? Flet Gazmend Oketa
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq