Dy deklaratat e forta të Yuri Kim brenda pak javësh
Nuk janë të pakta deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim për drejtësinë në vend dhe reformat ndaj saj.
Shpesh, ajo publikisht ka treguar mbështetjen ndaj SPAK dhe Reformës në Drejtësi, ku nuk kanë munguar edhe takimet me zyrtarët e lartë.
Më 11 tetor, diplomatja amerikane u shpreh se ishte në dijeni të disa përpjekjeve për të joshur apo frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, në mënyrë që të mos ketë ndëshkime për më të fuqishmit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim tha se tani është koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor. Sipas saj, gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjin, me integritet.
“Ne jemi të vetëdijshëm se ka më shumë përpjekje për të joshur ose frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, për të shtrembëruar drejtësinë, për të këmbëngulur në mosndëshkimin e të fuqishmëve, me fjalë të tjera, për t’i tërhequr në të kaluarën. Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjin, me integritet. Është koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor. Shqipëria duhet të ecë përpara, jo mbrapa, madje as të qëndrojë në vend. Po i kushtojmë vëmendje të gjitha zhvillimeve dhe SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e Reformës në Drejtësi”, shkruajti diplomatja në Twitter.
1/2 We are aware of more efforts to entice or intimidate judges & prosecutors, to pervert justice, to insist on impunity for the powerful – in other words, to drag 🇦🇱 back to the past. Judges & prosecutors must carry out their duties in accordance with the law, with integrity.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) October 11, 2022
Por sot, ajo ka zhvilluar një tjeter takim të rëndësishëm me gjyqtarë të Gjykatës së Posaçme.
Edhe në takmin e sotëm nuk mungoi një tjetër deklaratë e fortë nga Kim, ku iu drejtua gjyqtarëve se kanë në dorë fatin e vendit.
“Me vendimet tuaja ju keni në dorë fatet e vendit, jepni vendime të drejta që fëmijët tuaj mos braktisin vendin”- mësohet të ketë thënë Kim në takim.
LEXONI GJITHASHTU:
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës