Paralajmërimi i Yuri Kim për gjyqtarët e SPAK-ut| 5 ngjarje

19 Tetor 2022 | 12:49
  • “Keni në dorë fatin e vendit”, zbulohet çfarë u tha Kim gjyqtarëve të SPAK

Ditën e sotme ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim me gjyqtarë të Gjykatës së Posaçme.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati bën me dije se Kim u është drejtuar gjyqtarëve se me vendimet e tyre kanë në dorë fatin e vendit.

Lexoni për më shumë: “Keni në dorë fatin e vendit”, zbulohet çfarë u tha Kim gjyqtarëve të SPAK

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim
  • Dy deklaratat e forta të Yuri Kim brenda pak javësh

Nuk janë të pakta deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim për drejtësinë në vend dhe reformat ndaj saj.

Shpesh ajo publikisht ka treguar mbështetjen ndaj SPAK dhe Reformës në Drejtësi, ku nuk kanë munguar edhe takimet me zyrtarët e lartë.

Lexoni për më shumë: Dy deklaratat e forta të Yuri Kim brenda pak javësh

  • “20 shishe vodka dhe një letër të ëmbël”, zbulohet biseda e Berlusconi-t me Putin

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi ka rikthyer kontaktet me presidentin rus, Vladimir Putin.

Agjencia e lajmeve “La Presse” ka publikuar një incizim të zërit – që duket se është bërë në mënyrë sekrete – derisa Berlusconi ka biseduar me pjesëtarë të partisë Forza Italia.

Lexoni për më shumë: ’20 shishe vodka dhe një letër të ëmbël’, zbulohet biseda e Berlusconi-t me Putin

Kryeministri Edi Rama
  • Rama: Paga minimale do të rritet më shpejt seç ishte parashikuar

Kryeministri Edi Rama u shpreh nga Gjirokastra se paga minimale do të rritet deri në 40 mijë lekë më shpejt nga sa ishte parashikuar.

“Do ta çojmë pagën minimale 400 mijë lekë. Duhet të rrisim të gjitha pagat e punonjësve të shtetit. Nuk kemi një paketë tjetër, por kemi bërë një rritje të qendrueshme. Në buxhetin e 2023 do të vendosim një financim të veçantë për të përballuar situatën. Do të kemi dyfishin e buxhetit të 2013”, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare, gjatë një takimi me operatorët turistikë dhe të hotelerisë.

Lexoni për më shumë: Rama: Paga minimale do të rritet më shpejt seç ishte parashikuar

  • Ministria e Jashtme: Lajm i pavërtetë mundësia e rikthimit të vizave për shqiptarët

Ministria e Jashtme, në një njoftim për mediat, ka thënë se është i pavërtetë lajmi i mundësisë së rikthimit të vizave për shqiptarët.

Sipas ministrisë nuk ka asnjë plan, asnjë iniciativë, asnjë dokument të propozuar nga ndonjë vend anëtar i BE dhe asnjë diskutim lidhur me mundësinë e pezullimit të lëvizjes pa viza të qytetarëve shqiptarë.

Lexoni për më shumë: Ministria e Jashtme: Lajm i pavërtetë mundësia e rikthimit të vizave për shqiptarët

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026