Rama prezanton projektin për Urën e Madhe të Kukësit: Një tjetër vepër e munguar e Rrugës së Kombit
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në faqen e vet në Facebook ka prezantuar projektin për Urën e Madhe të Kukësit, e cila sipas tij është një tjetër vepër e munguar të Rrugës së Kombit, falë së cilës do të mbyllet “kapitulli i kthesës sa të rrezikshme aq edhe qesharake në dalje të asaj ‘gryke shisheje’ përballë shkëmbit”.
Përmes fotove të postuara në profilin e vet në rrjetin social kreu i qeverisë jep edhe detaje të projektit të ri, duke mos harruar të thumbojë edhe opozitën.
“Ura do të jetë e varur në 310 m gjatësi dhe struktura e saj mbajtëse kryesore, do të jetë një element mbresëlënës prej çeliku special, me hapësirë 270m dhe lartësi 50m.
Aktualisht janë kryer gërmimet për ndërtimin e ballëve të urës nga të dy krahët, duke zhvendosur rreth 270 mijë m3 shkëmb. Puna për ndërtimin e rampës, montimin dhe lëshimin e harkut të urës si edhe të elementeve të tjerë të saj, nis në shtator”, shkruan kreu i qeverisë.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme