270 mln euro për ‘100 fshatrat’, KLSH: Lista e investimeve s’ka lidhje me projektin

19 Tetor 2022 | 15:42

Lista e investimeve që Fondi Shqiptar i Zhvillimit i ka paraqitur Kontrollit të Lartë të Shtetit si investime në kuadër të programit të “100 fshatrave turistikë” nuk kanë pasur ndikim të drejtpërdrejt në zhvillimin e këtyre fshatrave.

Në letërkëmbimin me  KLSH-në, Fondi thotë se deri në mars të 2022 ka ndërmarrë 88 projekte zhvillimore me një vlerë totale prej 32 miliardë lekësh, ose rreth 270 milionë euro me përfitues direkt 76 fshatra të listës së fshatrave turistikë.

Por, KLSH thotë në raport se lista e dorëzuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk ka lidhje direkte me programin e 100 fshatrave. Sipas KLSH, puna e paraqitur ka ndikim indirekt, pasi janë punë civile të cilat edhe pse nuk kanë lidhje direkte me investimet për 100 fshatrat, ndërtimi i tyre ka ndikim te drejtpërdrejtë për zhvillimin e zonës.

Qeveria përzgjodhi në 2018-n 100 fshatra në të gjithë territorin e vendit për t’i financuar përmes një fondi prej 1 miliard eurosh në ndërtimin e infrastrukturës dhe nxitjes së agroturizmit. Tërmeti i 2019-s dhe më pas pandemia ngadalësuan realizimin e projektit të parashikuar për t’u mbyllur që në 2020-n.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026

Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të enjte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti...
18:48 | 04/06/2026

Koçiu për projektin në Zvërnec: Investim që do të rrisë ekonominë dhe do të përmirësojë standardet e turizmit

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Koçiu ka marrë shembull Turqinë si një vend me cilësi...
18:43 | 04/06/2026