Braimllari: Partia e Lirisë do të garojë për Këshillat Bashkiakë
Sekretari Organizativ në Partinë e Lirisë, Endrit Braimllari deklaroi se kjo forcë politike synon Këshillat Bashkiakë, në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Në një intervistë për Euronews Albania, Braimllari u shpreh se Partia e Lirisë do të mbështesë kandidatë e opozitës në 61 bashkitë e vendit, ku nënvizoi se procesi do të ndiqet nga Partia Demokratike.
“Partia e Lirisë e ka bërë të qartë që do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, do të kandidojë fort në Këshillat Bashkiakë. Nga ana tjetër, i kemi konsumuar të gjitha energjitë tona për të pasur një bashkim të figurave opozitare, me qëllim që opozita të dalë e bashkuar.
Në këtë kuadër, ne nuk do të nxjerrim kandidatë për kryetarë bashkie, por ia kemi lënë Partisë Demokratike, si partia kryesore e opozitës. Ne do të kandidojmë fort për Këshillat Bashkiakë, por do të mbështesim kandidatët e opozitës në 61 bashkitë e vendit”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet