Prokuroria Speciale arreston për krime lufte ish-policin boshnjak

20 Tetor 2022 | 07:54

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Njësinë për Hetime të Krimeve të Luftës, në kuadër të Policisë së Kosovës ka arrestuar një shtetas boshnjak.

I pandehuri E.B., dyshohet se gjatë viteve 1998-1999 ka qenë me detyrë polic në stacionin policor të fshatit Gjurakoc të Komunës së Istogut.

Ky person ka qenë pjesëmarrës në kryerjen e masakrës së Staradranës, ku kanë mbetur të vrarë tetëmbëdhjetë persona.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “krim i luftës kundër popullatës civile”, i sanksionuar me nenin 142 të Ligjit Penal të RSFJ-së.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA ripërsërit thirrjen ndaj Kosovës: Bashkohuni me projektet amerikane të gazit natyror

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka rishpërndarë sot opinionin e publikuar një ditë më parë nga e Ngarkuara me Punë e SHBA-së në...
11:52 | 05/06/2026

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026