I birësuar që dy vjeç, Laer Kurti i skeduar nga policia, priste gjyqin javës tjetër
Laer Kurti ishte birësuar që dy vjeç nga familja me të cilën jetonte.
Të afërmve dhe shokëve të tij, trupi i pajetë iu dha nga morgu në mesditë për të përgatitur ceremoninë mortore.
Laer Kurti ishte arrestuar për falsifikim monedhash, por në Gjykatën e Shkallës së Parë kishte marrë pafajësi.
Euronews Albania kontaktoi me avokatin e tij, i cili tha se më 25 tetor ishte seanca e rradhës në Gjykatën e Apelit ku do të kërkonin lënien në fuqi të vendimit të pafajësisë.
Nuk dihet nëse ndaj tij kishte të tjerë precedent penal, por burime nga policia bëjnë me dije se ai dyshohej edhe si përdorues droge.
Hetimi paraprak del në përfundimin se ai humbi jetën për shkak se ka gëlltitur një qese me drogë, për t’iu shmangur kapjes nga policia.
Kjo nuk është hera e parë që uniformat blu akuzohen për dhunë, pas rasteve si ai i Klodian Rashës, ku i riu u vra në mënyrë të pashpjegueshme nga një polic i “Shqiponjave”, apo rasti fatkeq i të riut Enea Ftoi, që humbi jetën në komisariatin e Korçës në vitin 2018.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme