BE-ja vendos sanksione të reja ndaj Iranit për furnizimet me dron në Rusi
Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj tre gjeneralëve iranianë dhe një prodhuesi armësh të akuzuar për furnizimin me drone kamikazë iranianë në Rusi, që janë përdorur në valën e fundit të sulmeve ajrore ndaj objektivave civilë dhe të infrastrukturës ukrainase.
“Pas 3 ditësh bisedime, ambasadorët e BE-së ranë dakord për masat kundër subjekteve që furnizojnë dronët iranianë që goditën Ukrainën. BE është gjithashtu e përgatitur të zgjerojë sanksionet ndaj katër subjekteve të tjera iraniane që tashmë janë paraqitur në një listë sanksionesh të mëparshme.” thuhet në deklaratë, raporton aljazeera.
Emrat e prodhuesit iranian të dronëve “Shahed Aviation Industries” dhe tre zyrtarëve të lartë ushtarakë iranianë u publikuan në revistën zyrtare të BE-së, duke i shtuar ata në listën e zezë të sanksioneve.
Mësohet se sanksione janë vënë ndaj, gjeneral major Mohammed Hossein Bagheri, shefi aktual i shtabit të forcave të armatosura të Iranit, oficeri i logjistikës gjeneral Sayed Hojatollah Qureishi dhe gjeneral brigade Saeed Aghajani, komandanti i programit të dronëve të Gardës Revolucionare.
Ukraina ka akuzuar Rusinë për përdorimin e dronëve “kamikaze” të prodhuar nga Irani në sulmet ndaj qyteteve dhe infrastrukturës energjetike në javët e fundit.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve