BE-ja kërkon të frenojë emigracionin përmes Rrugës Ballkanike
Gjermania organizoi të enjten një takim me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe të disa vendeve evropiane – përfshi përfaqësues nga Ballkani Perëndimor – në një përpjekje për të frenuar emigrimin përmes të ashtuquajturës Rrugë Ballkanike.
Gjatë muajve të fundit, një numër në rritje i emigrantëve janë përpjekur të arrijnë në vendet më të pasura të Evropës Perëndimore nëpërmjet Ballkanit, shpesh duke u paguar kontrabandistëve mijëra euro për të kaluar përtej kufijve pa dokumente të vlefshme udhëtimi, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Paketa e masave që zyrtarët e Evropës Perëndimore dhe BE-së kërkuan në takimin e Berlinit përfshin përafrimin e politikave të vizave të shteteve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Serbisë, Bosnje Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut me standardet e BE-së, luftën ndaj trafikimit të emigrantëve, sigurimin e mbrojtjes efektive të kufijve dhe përshpejtimin e dëbimeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme