Ekonomia amerikane në krizë. Rënia mbi 31%, 1 milion persona aplikojnë për asistencë
Bizneset amerikane u mbyllën dhe miliona punëtorë humbën vendet e punës teksa ekonomia më e madhe në botë hyri në bllokadën që pjesërisht kufizoi përhapjen e koronavirusit.
Ekonomia amerikane u tkurr me një kuotë të frikshme vjetore prej 31.7% gjatë periudhës prill-qershor, teksa ndihej nën peshën e pandemisë. Sipas qeverisë amerikane, bëhet fjalë për rënien më të thellë në histori.
Papunësia ndërkohë mbetet e lartë në 10.2% dhe rreth 1 milion persona po aplikojnë çdo javë për asistencë, edhe pse ndihma që marrin është tkurrur.
Rezerva Federale njoftoi një ndryshim radikal të politikave të saj, duke thënë se ka ndërmend të lejojë ngritjen e inflacionit, në mënyrë që të mbështesë tregun e punës dhe ekonominë.
“Ky ndryshim hedh poshtë qëndrimin se një treg i fortë pune mund të ekzistojë edhe pa rritjen e inflacionit”, deklaroi Jerome Powell, presidenti i Rezervës Federale.
Praktikisht, lëvizja do të thotë se Rezerva Federale do të jetë më pak e prirur për të rritur normat e interesit kur kuota e papunësisë të bjerë, përsa kohë inflacioni nuk do të zvarritet.
Zyrtarë të bankës qendrore tradicionalisht kanë besuar se një papunësi e ulët çon në nivele të larta e të rrezikshme të inflacionit dhe kanë lëvizur kundër këtij drejtimi.
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve