“Denoncova Xhaçkën dhe Gjiknurin”, Shehaj tregon pse pati përplasje me Ramën
Deputeti Agron Shehaj u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se Edi Rama filloj ta sulmonte në biznesin e tij, pasi denoncoi Olta Xhaçkën dhe Damian Gjiknurin se janë bërë investitorë strategjikë.
“Pasi ka denoncuar çështjen Xhaçka, çështjen Gjiknuri, që janë bërë investitorë strategjikë me firmën e Edi Ramës, pas këtyre denoncimeve, Rama dërgon policinë në ambientet e biznesit tim, me qëllimin që unë të mbyll gojën. E pa që unë nuk iu nënshtrova dhe tani fillon me sharje. Asgjë e vërtetë, vetëm gënjeshtra”, u shpreh Shehaj.
Deputeti sqaroi se biznesni i tij nuk është në një godinë pa leje dhe se ka një kontratë të rregullt qiraje.
“Është gënjeshtër ku thotë që është futur në një godinë pa leje. Unë kam një kontratë të rregull qiraje, unë jam regjistruar në tatime në atë godine. Një biznes brenda një godine me leje ndërtimi. Nëse është shkelur leja dhe kush do të merrte masa? Ky është Edi Rama. Në vend që duhet të ndëshkojë atë që ka ndërtuar, më ndëshkon mua. Ka gjetur një prektest për të sulmuar”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia