Likmeta: Ka përkeqësim sa i përket transparencës në sistemin e drejtësisë
Gazetari Besar Likmeta thotë se ka një përkeqësim, sa i takon transparencës së sistemit të drejtësisë në vendin tonë.
Në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, Likmeta u shpreh se edhe pas 30 vjetësh, qytetarët shqiptarë ende nuk kanë drejtësi.
“Për transperencën, mund të themi që ka një përkeqësim të transparencës së sistemit të drejtësisë. Që nga institucionet që e drejtojnë sistemin, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli iLartë i Prokurorisë, nuk i japin qasje gazetarëve, publikut për vendimet. Pas 30 vjetësh, unë si qytetar shqiptar, të jem në nevojën e lëmoshës për të marrë drejtësi, kjo nuk është arritje, është një dështim i madh”, theksoi ai.
Pavarësisht mbështetjes së ndërkombëtarëve, Reforma në Drejtësi nuk ua ka kthyer shqiptarëve besimin tek drejtësia. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania se si funksionon drejtësia sot krahasuar me 5 vite më parë, 35.4% e tyre mendojnë se asgjë nuk ka ndryshuar.
Ndërsa 28.1% e tyre janë shprehur se sistemi jonë i drejtësisë është përkeqësuar. 6.7% e të pyeturve mendojnë se drejtësia është shumë me keq se sa ka qenë 5 vite më parë.
Vetëm 27.3% e të pyeturve mendojnë se sistemi i drejtësisë me reformimin është më mirë. Ndërsa shumë më mirë mendojnë vetëm 0.1%, një shifër shumë e ulët.
LEXONI GJITHASHTU
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 13:30 Djali i Hashim Thaçit: Presim që ndryshimi të ndodh
- 13:06 Shiste kokainë dhe heroinë në ambient e “PlayStation” ku punonte, arrestohet 20-vjeçari në Durrës
- 13:01 Rama reagon ndaj komentuesve në rrjetet sociale: Boll e ndotët mexhelisin shqipfolës
- 12:58 Zhduket i riu në Tiranë, kërkimet për 34-vjeçarin vijojnë prej katër ditësh
- 12:35 Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, pjesëmarrja kaloi 14% deri në orën 13:00. Procesi i votimit vijon
- 12:34 AF Elbasani dhe Armand Duka reagojnë pas ndarjes nga jeta të Fatjon Bunjakut