Jetë pa syze, ndërhyrja që rregullon shikimin përgjithmonë
Qëndrimi për orë të gjata në kompjuter apo në telefon është një ndër shkaktarët kryesorë të dëmtimit të shikimit.
Shumë persona sot janë të detyruar të mbajnë syze, pasi hasin vështirësi për të parë, si për larg apo dhe afër.
Ndaj “Enigmat e Hipokratit” për dy javë do t’i dedikohet pikërisht dëmtimit të shikimit.
Pyetja që shtrohet është: A mund të jetohet sot pa syze? Sigurisht që po!
Doktor Minir Asani, mikrokirurg okulist në Klinikën Gjermane të Syrit në Tiranë, do të na demonstrojë kirurgjinë refraktare, e cila mundëson pra korrigjimin e dëmtimit të shikimit nëpërmjet operacionit.
Do t’ju tregojmë në kohë reale të gjithë procesin e operimit të syrit. Një zonjë, vendosi që të kryejë këtë ndërhyrje në Klinikën Gjermane të Syrit, në Tiranë.
Doktor Miniri, realizoi me sukses vendosjen e lentes, duke korrigjuar përgjithmonë shikimin e pacientes dhe duke mundësuar kështu heqjen përfundimisht të syzeve.
Për të gjitha këto ndiqni “Enigmat e Hipokratit”, sot në orën 17:00, në Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania