Von Cramon në Kosovë: Shpresojmë për një votim për liberalizimin e vizave në nëntor

24 Tetor 2022 | 11:03

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka deklaruar këtë të hënë se në mes të nëntorit apo fillim të dhjetorit mund të ketë një votim të radhës në Këshillin Evropian për procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Gjatë një konference për mediat në Kosovë, Viola von Cramon nënvizoi se kufizimet për lëvizjen e kosovarëve duhet të largohen sa më parë, pasi sipas saj janë përmbushur të gjitha kriteret dhe kërkesat e BE-së.

“Procesi i liberalizimit i vizave do të finalizohet. Shpresojmë se do të kemi një datë kur do të bëhet liberalizimi i vizave. E kam parë se kjo ishte për herë të parë në agjendën e grupit punues të Këshillit të Bashkimit Evropian, të enjten e kaluar. Ende nuk është marrë një vendim i qartë, do të ketë edhe një votim tjetër nga mesi i nëntorit apo fillimi i dhjetorit”, u shpreh ajo.

“Në prapaskenë po punojmë shumë që ta shohim një vendim pozitiv, që qytetarët e Kosovës e kanë merituar moti dhe është dashur moti të ndodh. Nuk mund t’i shpjegosh askujt se kur Komisioni Evropian i rishikon vlerësimet që janë jashtëzakonisht pozitive, të gjitha reformat jo vetëm që janë hartuar dhe ratifikuar, të gjitha kriteret janë zbatuar dhe janë përmbushur”, tha ajo më tej.

Në 2018, Komisioni Evropian konstatoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe pati propozuar liberalizim.

Parlamenti Evropian e ka mbështetur këtë vendim, mirëpo disa vende skeptike si Franca dhe Holanda nuk janë pajtuar me vlerësimet e Komisionit në tërësi.

Në mesin e shqetësimeve të tyre ishte edhe ajo e rritjes së numrit të banorëve të Kosovës, të cilët do të synonin BE-në dhe keqpërdorimin e lirisë së lëvizjes për të kërkuar azil në bllokun evropian.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026