Shkon në 600 numri i viktimave nga COVID-19 në RMV

30 Gusht 2020 | 13:18

Maqedonia e Veriut ka pasur vetëm 39 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit nga kryerja e 817 testeve. Ndërkohë katër persona që ishin shtruar në spital kanë ndërruar jetë, duke e çuar në total numrin e viktimave në 600.

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se, ditën e fundit 48 persona janë shëruar, duke bërë që rastet aktive të shkojnë në 2 668 persona.

Deri tani Maqedonia e Veriut ka kryer 147 mijë teste nga të cilët kanë rezultuar të infektuar 14 330 persona.

Maqedonia e Veriut, me një popullsi prej 2 milionë banorë, konsiderohet si një ndër vendet e goditura rëndë nga pandemia pasi ka një përqindje të lartë vdekjesh për numër banorësh.

Sipas përllogaritjeve më të fundit, RMV konsiderohet si vendi i 22-të në botë me numrin të më lartë të vdekjeve për 1 milion banorë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026