Parlamenti i RMV-së voton qeverinë e re, Zaev: I gjithë fokusi te ekonomia

30 Gusht 2020 | 21:39

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ka votuar qeverinë e re, pas dy ditësh debat dhe përplasjesh mes pushtetit dhe opozitës. 

Për Qeverinë e re votuan 62 deputetë, aq sa ka koalicioni qeverisës i përbërë nga LSDM, BESA, BDI, PDSH. Kundër votuan 51 deputetë, ndërsa abstenim nuk kishte. 

Zoran Zaev u rizgjodh kryeministër i Qeverisë që do ketë 19 ministra. 11 të LSDM së, BDI do këtë gjashtë ministri, dhe nga një ministri u është ndarë partisë BESA dhe partisë Liberale Demokratike që ka qenë po ashtu pjesë e koalicionit parazgjedhor të LSDM së. 

Gjatë fjalimit të tij para votimit kryeministri Zoran Zaev tha i gjithë fokusi i Qeverisë së re do jetë në ngritjen ekonomike të shtetit, rrugëtimin euroatlantik dhe sundimin e së drejtës, por edhe kultivimin e mirëkuptimit të ndërsjellë mes të gjithë grupeve etnike në shtet. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026