Lustraxhiu i fundit në Durrës, Jusuf Tufa ka 30 vite me zanatin drejt zhdukjes
Një ndër zanatet në zhdukje është edhe ai i lustraxhiut. Në qytetin e Durrësit, i fundit që e ushtron këtë punë është Jusuf Tufa, por të gjithë e njohin si “Suf lustraxhiu”.
Prej më shumë se 30 vjetësh, Jusufin e gjen gjithnjë aty, përbri pallatit të sportit, çdo vit e më i pashpresë se prej lustrimit do të fitojë të ardhura.
“Kam që nga ‘95 që bëj këtë punë. Kemi qenë shumë mirë derisa filluan njerëzit të iknin. Janë fukarenj njerëzit. Nuk janë të qejfit, nuk kanë gusto. Nuk të sheh më njeri çfarë ke veshur nga këmbët, ka ikur çdo gjë” tregoi ai.
Për të mbijetuar Jusufi gjen mënyra alternative të tregtimit të produkteve të stinës.
“Unë gjatë verës shes misra, rri lodhem ngrihem që në 3 të natës marr 50 a 100 e t’i shes. Misri është pak më ndryshe, ka lekë, se e kap 2000 lekë a 3000 lekë në ditë, por me vështirësi, se do ngrehesh në orën 3 të natës, do shkosh të marrësh misrin, unë nuk kam vend ku t’i lej do rri do më zërë gjumi sipër thesit se ma marrin. As karrocë s’kam, jam shumë në vështirësi,” tha ai.
Është i përlotur, sepse edhe pse çdo ditë në punë, ndonjëherë vuan mungesën e një cope të vetme buke.
I sëmurë me koronare dhe me peshën e moshës mbi supe, ai prapë nuk i thotë jo punës, veçse i druhet shfrytëzimit.
Jusufi është ndër lustraxhinjtë e fundit që e ushtron këtë zanat duke ruajtur traditën e përkujdesit ndaj këpucëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë