Testet e COVID-19 në Shqipëri, qytetarët ankohen se kushtojnë shtrenjtë

31 Gusht 2020 | 05:59

Shtimi i rasteve me coronavirus dhe i kërkesës së qytetarëve për të realizuar testimin për identifikimin e virusit COVID-19, bënë që e drejta për të kryer këto analiza t’i jepej edhe laboratorëve privatë të certifikuar nga ISHP.

Euronews Albania  pyeti në laboratorët privati dhe mësoi se çmimi i testit PCR, që konfirmon nëse një person e mbart apo jo virusin është Shqipëri rreth 12.000 lekë, ndërsa testi serologjik, që tregon nëse personi e ka kaluar sëmundjen dhe ka zhvilluar apo jo antitrupa, është 4.000 lekë.

“Pensioni im është më pak se kaq. Një muaj pension të marr një tampon? Çnjerëzore është. Është çnjerëzore”, thotë një qytetare.

“Nga nevoja mund ta bëja testin, por nuk është e drejtë. Nuk është e përshtatshme të bëhet aq shtrenjtë. Sidomos për ne që jemi pensionistë dhe me rroga të ulëta. Nuk mund të bëhet kjo”, thotë një i moshuar.

“Po do ta bëja nga halli. Shtrenjtë është”, shprehet një zonjë.

Jo të gjithë qytetarët do të ishin të gatshëm për ta realizuar testin në rast nevoje.

“Do të shkonim nga e keqja. Do të merrnim lekë borxh dhe do ta bënim, por i shtrenjtë është. Mundësisht të ishte falas për ne popullin shqiptar, sepse jemi shumë të varfër”, thotë një qytetare.

“Jo, nuk do të shkoj dhe as në spital nuk dua të shkoj. Dua të vdes në shtëpi. Çdo gjë është bërë biznes, çdo gjë biznes, kështu që nuk besoj te asnjeri. Jua kam lënë amanet fëmijëve të më mbajnë në shtëpi për çdo gjë”, shprehet një zonjë.

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho tha për Euronews Albania se faturën e këtij shërbimi tek laboratorët privatë do të duhej ta mbulonte shteti dhe ajo të ofrohej falas për qytetarët.

“Në radhë të parë me ligjin e sëmundjeve infektive shteti detyrohet që shërbimet për qytetarin dhe pacientin t’i ofrojë falas.

Në këtë rast opsioni më i mirë do të ishte që testin që ofron privati ta paguajë shteti. Ky është opsioni që duhej zbatuar. Nëse ky opsion nuk zbatohet, atëherë shteti ka disa detyrime të tjera, të vendosë çmimin tavan. Çmimet që ofrohet testi në sektorin privat në Shqipëri janë disafish më të larta se çmimet me të cilat ky test ofrohet në vende të tjera”, shprehet eksperti.

Dhe ligji për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive, neni 4, pika ç, thotë shprehimisht se e parandalimi dhe luftimi i sëmundjeve infektive me karakter epidemik, sipas listës përkatëse të përgatitur nga Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës Epidemike, të miratuar me urdhër nga ministri përgjegjës për shëndetësinë, ofrohet falas për çdo person.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026