Testimi për COVID-19 në RMV, kostoja e testit në sektorin privat varion nga 20 deri në 70 euro
Personat që shfaqin simptoma të virusit COVID-19 dhe ato që kanë qenë në kontakt me persona që rezultojnë të infektuar, janë të vetmit që përfitojnë nga testimi falas i shtetit në Maqedoninë e Veriut.
Të gjithë të tjerët duhet të drejtohen në spitalet e licencuara private për të bërë dy llojet e testeve, serologjik dhe PCR.
Çmimi për një test PCR në spitalet private është rreth 70 euro, ndërsa për test serologjik, që tregon nëse e keni pasur në të kaluarën virusin, qytetarët e Maqedonisë së Veriut paguajnë nga 20 deri në 35 euro.
Këto çmime të testeve dhe pamundësia për t’u testuar falas nga shteti kanë shqetësuar qytetarët e Shkupit, të cilët kërkojnë testim masiv falas.
“Testet duhet të jenë falas. Shteti duhet të jetë më human. Testet duhet të jenë falas për të gjithë shtetin, jo të flitet vetëm me para.
Sepse për sektorin privat është normale që kërkon të përfitojë. Kjo gjë na duket si shantazh. Ja për shembull, unë kam mundësi ta paguaj testin, por ai që nuk ka?”, shprehet një i moshuar.
“Testet duhet të jenë falas për të gjithë. Çfarë të bëjnë ata që nuk kanë para për t’u testuar? Nëse është e mundur, duhet të ketë testim masiv për të gjithë popullatën”, thotë një zonjë.
“Mendoj se testet duhet të jenë falas për të gjithë, por nuk mund të them nëse duhet të ketë testim masiv të qytetarëve”, shprehet një tjetër qytetare.
Ka edhe qytetarë që nuk duan të testohen pasi nuk besojnë në saktësinë e testimit
“Unë nuk kam kërkuar deri tani të testohem dhe do zgjidhja të mos testohem. Kjo, pasi vlerësoj se testet nuk janë 100% të saktë”, thotë një qytetar.
Protokolli aktual për testimin e qytetarëve nis nga mjeku familjar. Nëse një qytetar shfaq simptoma, paraqitet tek mjeku i familjes i cili ndërmjetëson me epidemiologun për të bërë testin.
“Teste për COVID-19 ju bëhen qytetarëve që shfaqin simptoma të virusit dhe që plotësojnë pikat nga anketa epidemiologjike, të cilën e bën epidemiologu. Testi në shtet kushton 1500 denarë ( 25 euro) dhe mbulohet nga fondi i shëndetësisë, ndërsa në privat kushton 3600 denarë (60 euro)”, shprehet Shaban Memeti, drejtor i Institutit për shëndet publik
Por ky sistem ka shfaqur probleme gjatë muajve të fundit, pasi shumë qytetarëve nuk u është dhënë mundësia që të testohen me arsyetimin se nuk i plotësojnë kushtet.
Për këtë shkak shumica janë drejtuar tek sektori privat, pasi konsiderohen si të besueshme dhe nuk verifikohen më pas në laboratorët shtetërorë.
Ndërsa ndryshe ndodh me testet që kërkohen nga shteti për t’u bërë në sektorin privat, të cilat më pas rimbursohen, edhe pse duhet thënë që diferenca në çmim midis shtetit dhe privatit është e madhe.
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi